leoni

Nuredin Ibishi

Ibishi: Furnizimi i vazhdueshëm i Serbisë me armë është rrezik për Ballkanin

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se Serbia po vazhdon të armatoset vazhdimisht nga shtete të ndryshme dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për Ballkanin. “Edhe nga vendet perëndimore edhe vendet e rajonit por edhe nga Rusia, Kina, Turqia, Bjellorusia. Kështu që ata kanë arritur ta kalojnë edhe 2 për qind e bruto-produktit vendor, edhe armatosja e tyre po vazhdon, tash së fundmi pas Vitit të Ri ishte edhe një prezantim gjegjësisht një demonstrim i njësitit 74 i veprimeve speciale të ushtrisë serbe dhe aty u demonstrua edhe një armatim kinse ‘vrasësi i tankeve’ prodhim Rus. Kjo rrezikon praninë ndërkombëtare ushtarake KFOR-in. Ne duhet t’i adresojmë këto kërcënime nëpërmjet Bashkimit Evropian, por edhe Kombeve të Bashkuara dhe ShBA-së me qëllim që ata të reagojnë për shkak të një debalanci rajonal. Kur është në pyetje Kosova për armatosjen apo pajisjen më të vogël ngrihen çështje prej më të ndryshmeve. Ndërsa Serbia shfrytëzon neutralitetin ndaj NATO-së dhe Rusisë dhe ajo armatoset nga të gjitha shtetet” ka deklaruar për “Ekonomia Online” eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …