Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin ka qëndruar në Shqipëri ku është pritur në takime nga autoritetet e larta. Pas takimit me kryeministrin, Edi Rama, ai deklaroi se është biseduar për përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri, për marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale. “Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme, siç janë fusha e tregtisë dhe ajo e sigurisë. Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, theksoi mes tjerash zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin. Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për buxhetin shtesë për të blerë dronë nga Turqia, ai theksoi se paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti i Turqisë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …