Ibrahim Shala: Libri i Sadik Halitjahës “Ne ishim e ardhmja”, trajton organizimin dhe disa segmente të luftës së UÇK-së

Ibrahim Shala: Libri i Sadik Halitjahës “Ne ishim e ardhmja”, trajton organizimin dhe disa segmente të luftës së UÇK-së

(Fjala e mbajtur në përurimin e librit: “Ne ishim e ardhmja”, vepër  e autorit, Sadik Halitjaha, më 7 qershor 2019 në Prizren )

Është, nderë, kënaqësi dhe privilegj për mua personalisht të flasë për autorin e librit “Ne ishim e ardhmja”, libër që trajton UÇK-në, organizimin dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftë ku autori ka qenë vetë ushtarë, komandat dhe drejtues lufte në nivel të Zonës më të madhe Operative të UÇK-së. Definicioni i Klauzevicit për luftën. “Lufta vazhdimi politikës por me mjete tjera me mjete të dhunës”. Pjesa e aktivitetit atdhetar politik është gjithmonë më e gjatë se pjesa e luftës e cila është rezultat i skajshëm i aktivitetit të parë. Për këtë është shumë e rëndësishme fusha e aktivitetit politik, ngritja politike dhe intelektuale e autorit, Sadik Halitjaha. Prandaj duke plotësuar edhe një boshllëk në libër, për biografinë e autorit, po ndalemi pakë më gjerësisht me një përshkrim të shkurtër jetësorë. Kush është Sadik Halitjaha? Në cilësinë e biografitë më takon para jush dhe së bashku me ju ti urojmë ditëlindjen autorit, që ka rastisë të jetë sot. Gëzuar ditëlindjen komandant. Edhe 100 të tjera.

Sadik Halithaha i lindur më 7 qershor të vitit 1955, në Mushtisht të Therandës (ish-Suharekë).  Ka diplomuar në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë në drejtimin, “Afarizmi Financiar në Ndërmarrje”. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik dega “Menaxhment dhe Informatikë”, në Universitetin e Prishtinës. Në universitetin FAMA ka përfunduar studimet master për Siguri dhe ka marrë gradën shkencore Mr. Sc i shkencave të sigurisë. -Tre herë i dënuar për veprimtari politike kombëtare anti-jugosllave në vitet: 1979 (në burgun e Prizrenit), 1981(në burgun ushtarak të Postonjës) dhe 1986 (në burgun e Prizrenit). Gjatë viteve 1986-1988, ishte drejtues i Lëvizjes Politike Kombëtare ilegale, për trojet shqiptare në ish Jugosllavi.

Në këto rrethana vlerësohet kontribut i veçantë; Ruajtja e vazhdimësisë së veprimtarisë së organizuar ilegale e cila kishte pësuar goditje të rëndë me arrestimet e vitit 1985. -Kalon në Shqipëri, me 26 -03-1988. Me drejtuesit e shtetit shqiptar analizojnë dhe trajtojnë çështjet e angazhimeve të nevojshme për luftën e ardhshme çlirimtare, nga Shqipëria përcillet me pasaport shqiptar për ne Hungari e që do të kalojë në Austri e vendoset në Zvicër.

Për 10 vjet emigroi në Zvicër, qytetin e Sionit, ku ka vazhduar veprimtarinë politike dhe kombëtare në Evropën Perëndimore, në kuadër të LPK-së. -Kthehet në vendlindje si luftëtarë i UÇK-së, në fillim të qershorit 07-06- 1998.

Në kthim ndikon te shteti shqiptarë për furnizim me armatim për luftën e UÇK-së, bazuar në qëndrimet e mëparshme të viti 1988. Ishte ndër luftëtarët e parë të trevës së Therandës dhe komandant i Batalionit të UÇK-së në Budakovë, që ishte struktura e parë  ushtarake e luftëtarëve të Therandës në formacion Batalioni.

Kontribut i veçantë; Ruajtja e substancës së rezistencës njësive të UÇK-së pas ofensivës së përgjithshme të armikut 22-25 gusht 1998, kurë shumica e njësive UÇK-së u shpartalluan. Njësia nën komandën e tij u fuqizua edhe më dhe përballoi ofensivën armike dhe doli fitimtare duke vazhduar luftën deri kur UÇK u riorganizua në tërësi. Në këtë betejë, me 24 shtator plagoset në vijë të frontit në Budakovë dhe me ndihmën e mjekëve të luftës, shërohet duke mos u larguar nga formacioni i UÇK-së. Plagoset për herë të dytë me 27.09.1998 në një betejë mbi Mushtisht.

Pas shërimit kalon në komandën e Nën zonës Operative të Pashtrikut, ku emërohet Ndihmës Komandant për Çështje Moralo-Politike. Ka marrë pjesë në shumë beteja të UÇK-së: Pashtrik, Krushicë, Grejçevc, Pagarushë, Peçan, Gallushë, Javor, Prizren etj.

Me krijimin e Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet Zëvendës Komandant i ZOP, e cila kishte nën komandën e vet shtatë (7) brigada dhe afër 30% të territorit të Kosovës.

Pas lufte ishte anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, Shef i sektorit për Marrëdhënie Civile-Ushtarake (G-5).

Ka qenë i emëruar Komandant i Eprorëve të Lartë, në Akademinë Ushtarake ,,Hamëz Jashari”.

Në mars 2003 zgjidhet Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në nivel të Kosovës. Me 23 shtator 2010 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ndanë mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e dhënë në themelimin e Shoqatës (Organizatës) së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”.

Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës dhe avancimin e proceseve politike, për çështjen e përgjithshme të shtete ndërtimit të Kosovës. -Gjatë procesit të vlerësimit të pjesëmarrësve të UÇK-së ka qenë pjesëtarë i Komisionit Qeveritar për verifikimin e veteranëve. -Invalid i Luftës së UÇK-së. -Veteran i Luftës së UÇK-së. – Nga 2002 e deri më tash i pa punë.

Prurjet e librit “Ne ishim e ardhmja” Lufta ka përfunduar, por çka është duke ndodhur me historinë e luftës, me vlerat e luftës dhe luftëtarët e saj? Pikërisht këto çështje i ka trajtuar autori kësaj here në librin e tij “Ne ishim e ardhmja”. Por ai i ka trajtuar nga një këndë i posaçëm, ai i organizatorit, drejtuesit, komandantit dhe luftëtarit. Ai fletë në vetën e parë në shumës edhe pas 20 vite të çlirimit, autori fletë për luftën dhe jo për veten. Ai këtë e bënë me vetëdije në libër dhe në jetën e përditshme sepse pas lufte në Kosovën e lirë, Lufta e UÇK-së është dashur të mbrohet vazhdimisht e sidomos karakteri çlirimtarë i saj. E veçanta e luftës së UÇK e që autori e thekson është historiku i UÇK-së është struktura organizative dhe komandues e dhënë me shumë saktësi.

Si begatim i luftërave çlirimtare guerile, është taktika e UÇK-së, ajo e luftës partizane “duke zbatuar më së miri taktikat “godit dhe largohu” dhe “kap pozicione dhe ruaji ato”. /Faqe 46/. Pikërisht me këto elemente është bërë edhe begatimi i i doktrinës së luftës guerile si; kontrolli i përhershëm i sipërfaqeve të caktuara dhe pikat statike të kontrollit nëpër territorin e Kosovës. Sigurisht se ky trajtimi i këtyre specifikave të veçanta të luftës së UÇK-së i mbeten autorit të shkruaj dhe ti thellojë në të ardhmen si kontribut shkencor mbi teorinë e luftërave guerile. Libri “Ne ishim e ardhmja” vërtetë është përpjekja e parë e autorit, por është prurje me vlerë të lartë historike, shkencore dhe teorike, që hapë rrugë të reja, obligime të reja dhe na banë me dije se autori Sadik Halitjaha ka edhe shumë për të thënë e për të dhënë. Por jo vetëm ai, por edhe ata që janë rreth tij, edhe ata që duan të kontribuojnë për luftën e UÇK-së me studimet dhe shkrimet e tyre, duke pasur për temë vetë jetën, kontributin dhe luftën e Sadik Halitjahës si individ dhe si drejtues. Duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë autorit Sadik Halithjaha edhe një herë i urojë suksese të reja, me libra të ri për shkencën, historinë dhe edukimin patriotik të gjeneratave të reja të kombit shqiptar.

Dhe i themi: Jeto për me shkrue.

Ju faleminderit!

( Prizren, 7. 6. 2019)

Ibrahim Shala: Libri i Sadik Halitjahës “Ne ishim e ardhmja”, trajton organizimin dhe disa segmente të luftës së UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …