Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se asociacioni që ai drejton ka shfaqur shqetësim për mos bashkëpunimin në mes komunave dhe nivelit qendror mbi hartimin e politikave që prekin kompetencat e nivelit lokal. “Derisa ka potencuar edhe qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit duke e cilësuar si bashkëpunim jo korrekt. Problemet kryesore që komunat i kanë theksuar në takimet tona janë rregullimi i kontratave kolektive, sepse ende kontratat kolektive vazhdojnë të paguhen nga buxhetet komunale, kurse ato janë lidhur nga niveli qendror me sindikatat e shëndetësisë, përkatësisht të arsimit. Problemi gjithashtu i cili është identifikuar është edhe mos pjesëmarrja e tyre në draftimin apo amendamentin e ligjeve për vetëqeverisje lokale, i cili ka qenë bazik për funksionimin në pushtet lokal, por gjithashtu ka edhe problem sa i përket hartimit të ligjit për financa lokale, por ky ligj është draftuar qe disa vite, por ende nuk është miratuar nga Qeveria në mënyrë që të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, gjatë intervistës për “Kosovapres”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …