Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka njoftuar se prindërit po përballen me problemin e teksteve shkollore. Ai ka shtuar më tutje se komunat në baze të përgjegjësive ligjore, i kanë bërë gati të gjitha përgatitjet dhe janë gati për viti e ri shkollor mirëpo ministria me çështjen e librave nuk dihet se sa është gati. “Për një fillim të mbarë të vitit shkollor gjithçka varët nga MASHT, se a do të jenë nxënësit me libra apo jo kjo është në kompetencat e tyre. Qytetarët po hasin në aplikimin në platformën E-Kosova. Mandej një vështirësi tjetër është problemi me prindër që kanë probleme përmbarimore, ku mjetet e dala në xhirollogari tërhiqen menjëherë nga përmbaruesit privat” ka theksuar kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …