Ibush R. Hetemi: A mjafton vetëm shkrime dhe deklarata ?

 Shqiptarët për të mbrojtur qenien e tyre, gjuhën dhe traditat  shqiptare u detyruan disa here gjatë shek. XX-të  të ngritën në luftë mbrojtëse. Konferencat ndërkombëtare mbeshtetur ng a fuqit e mdha edhe për interesa të tyre gjeo-strategjike, coptuan trojet etnike shqiptare. Shqiptarët në trojet e tyre etnike shekullore ende jetojnë të ndarë dhe të robëruar.


 


Shqiptarët përpjekjet e tyre për liri Çlirim dhe bashkim kombëtar kurr nuk i ndalën. Shqiuptarët Çam dhe të Malësisë së Madhe si dhe të Kosovës Lindore ( Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc) janë seriozisht të kërcënuar nga shpërngulja dhe asimilimi. Shtrohet pyetja: Çfar po bëjnë shqiptarët? Fillimisht çfarë po bënë Kosova dhe Shqipëria zyrtare? E dim dhe e kuptojmë se dy shtetët shqiptare janë në fazën e tyre të zhvillimit ekonomik dhe të demokracisë, por gjërat nuk duhet të mbesin në nivel shkrimësh dhe deklaratsh.


 


Shqiptarët kudo që janë, më të pare dhe degjuar se çfar po ndodh në Shkup,nuk mungoj solidariteti dhe mbeshtetëja e tyre por siku gjërat po shkojnë duke u zbehur, dhe egziston frika se gjërat përseri do të përfundojnë vetëm në shkrime dhe deklarata. Partit politike në dy shtetët shqiptare por edhe ato të cilat veprojnë në trojet tjera etnike shqiptare NUK kanë treguar pjekuri politike, që më shumë se dy dekata janë të interesuara më shumë për pushtët se sa për fatin e shqiptarëve dhe shtetë ndërtim. Protestat e shqiptarëve të Iliridës nuk mund të merren se janë si shkak denimi monstrum-drakonik të një grupi të shiptarëve, por terrori, dhuna përmanente e shtetit sllavo-maqedon i që shqiptarët i konsideron si qytetar të dorës së dytë. Janë më dhjetra e dhjetra raste që deshmojnë dhunën dhe terrorin shtetëror ndaj shqiptarëve të Iliridës.


 


Edhe çka tjetër duhet të ndodh ndaj shqiptarëve paqëdashës që faktori  kombëtar shqiptar duhet përfundimisht të bindët që të fillojnë të bashkuar të ndërtojmë strategjin e bashkimit dhe të mbrojtjes kombëtare shqiptare.


 


Edhe çka tjetëd duhët të ndodh ndaj shqiptarëve në mënyrë që faktori ndërkombëtar të bindët përfundimisht se populli shqiptar është i ndarë  dhe coptuar padrejtësisht, dhe se historikisht ndaj shqiptarëve është ushtruar dhunë sistematike duke e rrezikuar edhe qenjen njeërzore si popullë. Akademija e Shkencës dhe e artëve e ish R. se Maqedonisë fyente shqiptarët duke shtrembëruar historin e tyre, atëhere kur nxori në qarkullim të ashtuquajturën “Enciklopedi” sllavo maqedone e cila fyente rëndë shqiptarët por edhe të tjerët, duke i quajtur shqiptarët “ ardhacak” të cilët nga shekulli XVI-të i kanë koloniziuar viset maqedone duke i debuar maqedonet nga shtëpit e tyre, sot, një enciklopedi e tillë qarkullon nepër botë dhe drejtësia nuk u vu kurr në vend!!


 


Edhe gjatë vitit 2010 shqiptarët protestuan në Shkup, kërkesat ishin të ngjajshme.


Ndërpreja e menjihërshme e proceseve të montuara gjygjësore si rasti i SOPOTIT,BRODECIT dhe raste tjera.


Ndërpreja e menjihërshme e politikave diuskriminuese në baza etnike dhe fetare, arësim dhe kulturë si është edhe Projekti fashist Shkupi – 2014, pengimi i përdorimin zyrtar të gjuhës Shqipe, si dhe më perdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare. Vetëm dy ditë pas protestave policia në pa besi dhe rrethana të pa sqaruara dhe enigmatike  vret 4 shqiptar Harun Aliun,Shaban zenunin,Xhafer Shala dhe Qamil Fejzullahin, në ketë mënyrë po shifet se për Shqiptar nuk do të ketë drejtësi.


Edhe pas katër vitësh korrik-2014, shqiptarët përseri po protestojnë masivishit duke kërkuar drejtësi.  Rasti i ashtuquajtur “ monstra” nga “drejtësia” sllavo-maqedone është rast në vazhdimësi kundër qenies shqiptare, duke dashur që shqiptarët ti paraqesin se radikal të rrezikshëm islamik, por në fakt ky është kulmi i urrejtjes patologjike sllavo-maqedone kundër krejt çka është shqiptare. Qellimi dihet armiqësimi i shqiptarëve më Evropen, prandaj protestat shqiptare në vijim duhet organizuar mire duke përjashtuar nga çdo ngjyrim fetar, në protesta shqiptare i vetmi symbol që duhet të prij duhet të ishte Flamuri Kombëtar.


 


Shteti policor sllavo-maqedon është shtet i terrorit dhe i terrorizmit, i mashtrimit i dhunës dhe i poshtrimit  dhe kundër çdo gjë që frymon shqip. Në Ballkanin përendimor aty ku shqiptarët jetojnë nën okupimin klasik vazhdon të veprohet më procese të montuara dhe dhunë, kudo shifën skenat e dhunës ku të rinjët shqiptar, të rrahur, të përgjakur të goditur më shkopinjë gome, më shok bomba e më gaze lotësjellës në të gjitha  trojet shqiptare si në Iliridë, ashtu në Kosovën Lindore nën Sërbi, si Malësia e madhe nën Mal të zi dhe Çamëria nën Greqi ende janë plagë të hapura dhe renkojnë nën pushtimin e egër sllavo-Greko-Maqedon. Në ketë gjendje të jetë alarmante dhe të rëndë, duhet ngritur vetëdija kombëtare për të sinkronizuar dhe kordinuar veprimet gjithëshqiptare. Është koha kur tani nuk mjaftojnë më vetëm shkrime dhe deklarata, duhet hapa konkeret që t’u themi njihere e përgjithmon NDAL!! hovit barbar antishqiptar sllavo-maqedon.


 


Fronti Bashkimi Kombëtar Shqiptar kërkon nga pushteti aktual në ish R e Maqedonis:


 


Shqiptarët duan të drejta Kushtetuese, prandaj duhet bërë reforma,


Shqiptarët shtët formues,


Çështja e përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe,


Përdorimi i simboleve kombëtare,


Reformat në gjygjësor dhe financa


Çështja e rexhistrimit korrekt të popullësis dhe nënshtetësisë.


Trajtimi i barabart për të gjitha komunitetët, e në veqanti duhet hequr dorë nga trajtimi i shqiptarëve si qytetar të dorës së dytë për çdo çështje.


Veprimet antishqiptare nuk do të ndalën derisa shqiptarët të tregojnë pjekuri politike, të bëjnë kordinim të veprimit politik, që kanë të bëjnë më çështjet strategjike në interest ë popullit dhe kombit shqiptar.


                                                                                                        Ibush R. Hetemi,


 


                                                                                             kryetar i përgjithshëm i FBKSH-së


 

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …