Idajet Beqiri, kërkon hetim për ilir Metën e Monika Kryemadhin për fshehje të ardhurash e kurrupsion aktiv

Një tjetër kallëzim penal  është dorëzuar sot në SPAK për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Kallëzimi, është bërë nga avokati,  Idajet Beqiri, që kërkon hetim ndaj Metës për “fshehje të ardhurash” dhe “kurrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.  Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemaadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit.  Idajet Beqiri  thotë se faktet dhe dokumentet që zotëron për  Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, do t’i depozitojë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj kërkon protesta dhe hetim të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …