Gjykata e Tiranës ka dënuar Izet Haxhinë 21 vjet burg, duke e konsideruar bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg. Gjykata uli vetëm 4 vite burg nga dënimi i mëparshëm i dhënë në vitin 2002 nga Gjykata e Tiranës. Duke shkruar për këtë rast, Idejat Beqiri ka shkruar se Vendimi gjyqësor i sotëm i Gjykatës ishte maskarada më e rëndë juridike në kohën që jetojmë. Një Gjykatë, e cila është goditur shumë ashpër nga të gjithë faktorët vendas dhe ndërkombëtar, si e korruptuar, e ndikuar nga politika, e paaftë dhe e pandershme në vendimmarrjen e saj, përsëri, edhe pas kambanave të fuqishme të alarmit për t’u reformuar, ka dhënë sot një vendim gjyqësor të turpshëm dhe të padrejtë. Pa prova, pa fakte, pa bazë ligjore, ka bërë fajtor të pafajshmin Izet Haxhia, për të mbrojtur “babain” shpirtëror të saj, autorin e vërtetë të vrasjes së Azem Hajdarit, përfituesin e vetëm nga kjo vrasje, i cili është Sali Berisha. Vendimin e gjykatës do e apelojmë menjëherë, të bindur se me provat, me faktet dhe me të vërtetën në dritë të diellit që ndodhet brenda dosjes së rigjykimit të çështjes së Izet Haxhisë, ky i pafajshëm do e marrë pafajësinë e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …