leoni

Idajet Beqiri: Presidenti, Ilir Meta ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi dhe iu vërsulet policëve

Idajet Beqiri: Presidenti, Ilir Meta ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi dhe iu vërsulet policëve

Shqipëria, ky vend në mesin e Europës së qytetëruar, ky vend 109 vjeçar shtet, vend që po fillon negociatat për t’u anëtarësuar në BE, vend anëtar i NATO, po përjeton skuqjen më të rëndë nga turpi që po i bën një njeri plotësisht i papërgjegjshëm, me të meta mendore, me të meta në karakter dhe me prirje rrugaçërore, nga mungesa minimale e edukatës qytetare, e famëkeqit President i Republikës Ilir Meta. Kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë në të gjithë botën. Kurrë në historinë e Presidentëve të Republikës në të gjithë botën, qoftë edhe në Botën e Tretë, nuk është shënuar një rast i ngjashëm, si ky shkallim i të shkalluarit Ilir Meta, i cili ka dalë plotësisht nga faza dhe ka arritur në pikun që i duhet hequr përgjegjësia juridike dhe për të vepruar dhe i duhet caktuar një kujdestar për ta mbikëqyrur dhe për t’i vënë nën kontroll sjelljet e tij të padenja e deri kriminale. Rasti i sjelljes skizofrenike të Ilir Metës ndaj policëve bashkiakë, në mbrojtje të një subjekti politik, shpërthimi, agresiviteti, fjalori dhe dhuna fizike e tij kundër punonjësve të shtetit, në krye të detyrës, e kanë zhvleftësuar tërësisht në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë faktorit ndërkombëtar Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Vendi “de facto” ka mbetur pa institucionin e Kryetarit të Shtetit.

Një President Republike, i cili nuk do të kuptoj dhe që nuk është as në nivelin e një qytetari të thjeshtë të këtij vendi, të cilin ligji e mëson dhe e ndalon të bëjë vetëgjyqësi, nëse ndaj tij bëhet një veprim apo akt nga shteti, nga institucionet e tij apo nga persona të caktuar, të cilin e konsideron kundër interesave dhe të drejtave të tij, duke mos përfillur ligjin dhe organet kompetente që zgjidhin konfliktet, duhet të mënjanohet menjëherë, me procedura urgjente, ndryshe shteti quhet i vdekur! Nëse kreu i paligjëruar i FRD, Saliu, i Saliut, do të ankohej te Presidenti i Republikës, një kryetar shteti normal do t’i thoshte që aktin administrative të Bashkisë, pa firmë, pa datë dhe pa vulë (!), ta kundërshtojnë me padi në Gjykatën administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Vendimi i gjykatës është ligj dhe normalizon situatën. Të japësh shembullin më të keq të vetëgjyqësisë, të dhunës dhe të hakmarrjes primitive kundër institucioneve të shtetit dhe punonjësve që ushtrojnë detyrën si njerëz të shtetit, pikërisht nga personi, i cili duhet të jetë njëshi i korrektesës së lartë në krah të tyre, të bësh, sikurse bëri Ilir Meta, në çdo vend të botës, madje çdo popull në botë, një President të tillë, jo vetëm që do ta stigmatizonin si kriminel ordiner, por do e shkulnin me rrënjë e me degë nga institucioni që u menderosi qytetarëve dhe do ta çonin urgjent nën mbikëqyrjen e kujdestarit ligjor. Kulmi i kusureve e ka zënë këtë vend dhe këtë popull!

Presidenti ulërin si një qen që e ka zënë tërbimi. Ikën dhe vjen në konferencën me gazetarët, duke qenë haptas nën ndikimin e vesit, alkoolit dhe deficencës mendore. U bënë “thirrje” qytetarëve të vendit të ngrihen për të mbrojtur 16 halet e tij dhe të Monikës në Gjirin e Lalëzit. E gënjen mendja Ilir Metën, sikur shqiptarët, qytetarë të këtij vendi, nuk paskan qenë në Shqipëri, por në një planet tjetër kur u vodh floriri i Atdheut në Krrabë, kur ish-ministri i partisë së Ilir Metës, Dritan Prifti i nxori videon këtij palo Presidenti, në të cilën në dritën e diellit provohej vjedhja galopante e tij ndaj pasurisë së popullit… Kaq “budallenj” i konsideron shqiptarët ky far pa asnjë gram fare, Ilir Meta, sa ta gënjejë mendja se ata do të ngrihen të mbrojnë SHPK e Monikës, taksidare të mbledhjes së parave të korrupsionit, së bashku me Ilir Metën?! Kaq pa mend në kokë i konsideron qytetarët e këtij vendi Ilir Meta, sa të ngrihen, për llogaritë kriminale të hapura dhe të pambyllura të tij, kundër “Bandës Ndërkombëtare”, SHBA dhe BE, të cilat nuk mund t’i mbajnë më në sirtare dosjet e krimeve të rënda dhe të panumërta të Ilir Metës?! Fundi i Ilir Metës, ashtu si dhe e “ustait” të tij Sali Berisha, i cili e futi si këlysh të tij në vitin 1992 Ilir Metën te PS, pavarësisht nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e mazhorancës aktuale në raport me të, është i afërt, shumë i afërt dhe dobiprurëse për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …