Instituti Demokratik i Kosovës ka analizuar dy kontrata të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për furnizim me oksigjen. Oksigjeni ka qenë një nga produktet që është përdorur më së shumti për trajtimin e pacientëve të shtrirë në spitale gjatë periudhës së pandemisë. Përderisa para pandemisë, kërkesa për oksigjen ka qenë më e vogël, gjatë pandemisë kërkesa është rritur për disa herë. “SHSKUK-ja, në fillim të pandemisë, 7 maj 2020, kishte lidhur kontratë kornizë me kompaninë Medical Group për furnizim me oksigjen për inhalim për përdorim në menaxhimin e hipoksisë. Çmimi i kontratës për një kilogram oksigjen ishte 1.68 euro dhe në total kontrata parashihte që të porositeshin 485 mijë 736 kilogram. Mirëpo vetëm dy muaj më vonë, më 23 korrik 2020, SHSKUK nënshkruan një kontratë tjetër përmes procedurës së negociuar me kompaninë Medica, për furnizim të njëjtë, mirëpo këtë herë me çmim rreth 20% më shtrenjtë për njësi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …