Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”. Në diskutim kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Akademisë. Në këtë tryezë është përmendur inicimi i kryetarit, Hashim Thaçi për Ekipin e Unitetit për dialog me Serbinë. Po ashtu, është thënë se KDI-ja ka insistuar në rolin më aktiv të Kuvendit për ngecjen e raporteve dhe marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve.
Ahmet Isufi, shef i grupit parlamentar të AAK-së, në tyrezën e sotme IDK-së ka thënë se kjo parti e ka mbështetur dialogun, në mënyrë që ai të jetë i barabartë. Përfaqësuesi i PDK-së në Kuvend, Elmi Reçica, ka thënë se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë është parësor dhe në çdo situatë duhet të jenë të informuar deputetët dhe qytetarët e vendit. Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, ka thënë se e kaluara e dialogut me Serbinë ka përfunduar me marrëveshje të cilat rrezikonin Kushtetutën e Kosovës duke përmendur marrëveshjen e 13 prillit të vitit 2013. Dialogu filloi pa një agjendë dhe plan të hollësishëm dhe duke anashkaluar Kuvendin. Kosova me Serbinë duhet për të filluar nga zgjidhja parciale, qasja me Serbinë duhet të jetë ndryshe”, ka deklaruar Glauk Konjufca.