leoni

Brenda vitit që shkoi në Kosovë janë trajtuar 41 raste të nivelit të lartë të korrupsionit

IDK: Lufta kundër korrupsionit edhe gjatë vitit të kaluar nuk shënoi rezultate dhe mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë

Lufta kundër korrupsionit edhe gjatë vitit të kaluar nuk ka shënuar rezultate të pritshme dhe mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë. Sipas të gjeturave të raportit “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) që u publikua të shtunën ,Prokurori i Shtetit ka pësuar regres në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, pasi numri i rasteve të pazgjidhura ka shënuar rritje për 314 lëndë. Ndërsa edhe në gjykata, numri i lëndëve të pazgjidhura ka shënuar rritje, me tetë të tilla. Gëzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, deklaroi se gjatë vitit të kaluar Prokurori i Shtetit ka zgjidhur lëndët e 826 personave derisa ka pranuar lëndë për 1140 persona, duke bërë që në fund të vitit numri i lëndëve të pazgjidhura të korrupsionit të rritet. Shala tha se gjatë vitit 2022, Prokurori i Shtetit ka akuzuar 98 persona për vepra të ndryshme penale nga kapitulli i veprave të korrupsionit. Më së shumti aktakuza ka ngritur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (25) dhe më pas Prokuroria Themelore e Prishtinës (19). Ndërsa, numrin më të ulët të personave të akuzuar për korrupsion e ka Prokuroria Themelore e Ferizajt (3).

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …