Qeveria e Kosovës, nuk mund të shmangë shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore. Kjo pritet të bëhet pasi të arrihet pajtueshmëri përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë në Institutin Demokratik të Kosovës. Njohësit e proceseve zgjedhore në vend, vlerësojnë së mënyra më e lehtë për shpalljen e zgjedhjeve është që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare. Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha Radio Kosovës së janë disa mënyra për të shpallur zgjedhjet në veri të vendit, dhe se mënyra më e lehtë do të ishte që kryetarët aktualë të ofrojnë dorëheqje në mënyrë vullnetare. Kryetarët shqiptarë në komunat veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë. Ndërkohë, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, më 13 tetor, njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në komunat në veri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …