Refuzimi i kërkesave të grupeve nismëtare për organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, është zvarritje e panevojshme e procesit dhe shkel edhe Udhëzimin Administrativ që e rregullon këtë çështje, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës e nxori Udhëzimin Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave, në shtator. Udhëzimi kishte qëllim t’i hapte rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pasi banorët lokalë i kundërshtojnë kryetarët shqiptarë, të zgjedhur në prill. Katër grupe nismëtare, veç e veç, secili i përbërë nga tre qytetarë, u dorëzuan më 7 dhjetor kryesuesve të kuvendeve komunale të katër komunave në veri kërkesat për inicimin dhe organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave. Ky është ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, por u refuzua.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …