Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Rahovec, Idriz Vehapi, i cili në qeveritë e kaluara ka qenë ministër i Bujqësisë dhe ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, ka ironizuar projektrezolutën, e paraqitur në Kuvendin e Kosovës, e cila parasheh që fëmijët deri në 16 vjeç të marrin shtesë prej 10 euro në muaj. Mendohet se me 10 euro në muaj të mbrohet një fëmijë, të fuqizohet familja?! Kam përshtypjen se dikush po tallet me fëmijët tanë, me të ardhmen tonë, ka shkruar Idriz Vehapi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …