Sot, 25 vjet të fillimit të luftës frontale në mbrojtje të qytetit të Rahovecit. Fshati Fortesë 25 vite më parë u bë vend i nderit e lavdisë, sepse këtu u bë luftë frontale për të penguar forcat armike që të depërtojnë në qytetiin e Rahovecit. Në këtë betejë ranë heroikisht Gani Paçarizi, Agim Kelmendi dhe Tafil Zyberaj, duke u bërë kështu bazament i fortë i lirisë së Kosovës. Më pas, ranë edhe shumë trima të tjerë dhe u bënë emra të mëdhenj të historisë së lirisë së Atdheut! Lavdi të gjithë trimave të lirisë!