IDUEP: Nxënësit dhe studentët preferojnë mësim të drejtpërdrejtë ose model të kombinuar

Pjesa më e madhe e të rinjve në rajon, mbi 70%, nuk dëshirojnë të vazhdojnë me mësimin online dhe konstatojnë se as ata dhe as profesorët nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme për mësim cilësor përmes internetit, që rezulton me nivel të ulët deri mesatar të njohurive të fituara dhe arsimim joadekuat.

Këtë e tregon hulumtimi online i Institutit për qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IDUEP) i realizuar në mesin e nxënësve dhe studentëve nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria gjatë janarit të vitit 2022. Një qëndrim që lë përshtypje dhe i përbashkët i të rinjve nga të tre vendet është fakti se më pak se një e treta e tyre janë për vazhdimin e mësimit online, ndërsa pjesa tjetër janë të përkushtuar ndaj mësimit me prezencë fizike ose një modeli të kombinuar hibrid. Vetëm 14,6% e të rinjve në Shqipëri duan të mësojnë online, ndërsa 44% janë për mësim me prezencë fizike dhe 41,4% kanë zgjedhur modelin e kombinuar. Në Maqedoni, 27% e nxënësve dhe studentëve të përfshirë në anketën online janë për modelin online, 41% duan të kthehen në banka, ndërsa 32% janë për një model të kombinuar të mësimit me prezencë fizike dhe online. 21% e të rinjve serb, nga ana tjetër, preferojnë të mësojnë online, 37% janë për mësim në shkolla, ndërsa 42% duan të kenë mundësi edhe për online edhe për mësim me prezencë fizike.

Për informata plotësuese jemi në dispozicionin tuaj në këtë e-mail, si dhe në numrin e telefonit +389 72 222-041 (personi për kontakti Bojan Kordalov, komunikolog dhe një nga autorët e hulumtimit).

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …