Igballe Rugova merr pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë

Igballe Rugova merr pjesë në Takimin e Dytë Vjetor të Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë

Nga 1 deri më  3 tetor 2017, në Bruksel po mbahet Takimi i Dytë Vjetor i Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Igballe Rogova, drejtoreshë  Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës po merr pjesë si anëtare e Grupit Kryesor. Përmes këtij takimi, NATO synon të sigurojë dhe të forcojë një dialog me akterët e shoqërisë civile i cili do të vazhdoj të kontribuoj në çështjet e ngritura në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast PKShC gjatë këtyre ditëve po punojnë në hartimin e kornizës strategjike, rekomandimet dhe planin e punës për operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …