Në Samitin e OSBE-së në Shkup, ministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani, ka deklaruar se Rusia me sulmin e saj të paprovokuar në Ukrainë ka dëshmuar se përbën kërcënim për sigurinë në botë. Ai tha se Moska zyrtare, duke shkelur edhe parimet bazë të OSBE-së, po shkon drejt krijimit të konflikteve në Ballkanin Perëndimor. Ai ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku më 24 shtator në Banjska grupi i Milan Radojçiq sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur destabilizim në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …