Igli Hasani: Studentët nga tri komunat e Kosovës Lindore do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, studentët nga tri komunat e Kosovës Lindore do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit Hasani, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorit të universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Bektash Mema, për nismën “Për shqiptarët në rajon: Mundësi studimi për studentët e Luginës së Preshevës”, mbajtur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasnai u shpreh se, do të jenë 30 bursa në vit, duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025. Jam i lumtur që pikërisht në këtë ditë kaq të rëndësishme, mirëprita një grup miqsh nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i dhe nga disa universitete kryesore në Shqipëri, për të diskutuar mbi një nismëtë rëndësishme bashkëpunimi në fushën e arsimit universitar”, tha, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …