Ambasadori i Rusisë në Bosnjë-Hercegovinë, Igor Kalbukov, paralajmëroi se Kremlini zyrtar e ka një përgjigje në rast se ky shtet i Ballkanit vendos të anëtarësohet në NATO. Ai është shprehur: “Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtar i diçkaje, ajo është çështje e brendshme. Tjetër gjë është reagimi ynë. Në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh. Nëse ka kërcënime, ne reagojmë”. Sipas ambasadorit rus, është Perëndimi ai që përbën kërcënim për Bosnjën: Ne nuk kemi asnjë plan. Nuk fusim hundët në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ne thjesht do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”. Ndërkohë, kryetari i radhës se Presidencës së këtij shteti kroati Zhelko Komshiq, dënoi fjalët e diplomatit rus. Mesazhi i ambasadorit rus mbi reagimin e Rusisë, duke na treguar shembullin e Ukrainës, është kërcënim i pastër dhe diçka e papranueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Fjalët e tij nuk janë kërcënim vetëm për ne, por për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Komshiq. (CNN)