Drejtori i Qendrës së Beogradit për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Igor Novakoviç, ka deklaruar për Dojçe Vele se nuk është optimist sikurse është ndërmjetësuesi evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet vitin e ardhshëm. Ai tha se ata kanë bërë një propozim franko-gjerman që u mor nga Bashkimi Evropian, por për të arritur diçka kërkohet një angazhim shumë më i madh i BE-së në terren. Për vite me radhë ata nuk e shihnin veten si një aktor kyç gjeopolitik, por një aktor që duhet të angazhohet, thotë ai. Analisti Novakoviq ka folur lidhur me deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për dialog, Gabriel Escobar, i cili njoftoi se Uashingtoni zyrtar do të marrë përsipër formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, me ose pa qeverinë e Kosovës. Escobar tha se ata planifikojnë të fillojnë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në prill dhe kjo tregon se afatet janë shumë fleksibël,” thotë Novakoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …