Igor Sholtes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian e ka pranuar se disa shtete anëtare të BE-së kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën. Megjithatë, ai shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së me shumicë absolute të votave. Këto komente Sholtes i ka bërë gjatë për gazetën “Zëri”, duke shtuar se i ka sugjeruar ministres kosovare për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhës t’i takojë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE. Politikani slloven thotë se zvarritja trevjeçare e miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës e ka zgjatur procesin e liberalizimit të vizave për vendin. Ai ka folur edhe rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë objektiv i regjionit të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …