Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për medie ka deklaruar se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, filloi zyrtarisht pushtimi i veriut, i cili do të përfundojë kur të vendosin serbët. Igor Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”. Nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet, tha Simiq duke mos treguar se cilat janë këto mjete. Deri tani kemi arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojmë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”. Atiq në zgjedhjet vendore, në veri fitoi rreth 550 të votave kryesisht të shqiptarëve, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …