Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes ka thënë se Mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, është sfidë për të në të ardhmen si raportues i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian. Nuk është një pyetje e lehtë kjo, pasi që në vitet në vazhdim ne do të mundohemi të gjejmë një mënyrë për t’i zhdukur pengesat që bënë ato pesë shtete në mosnjohjen e Kosovës. Por nuk do të jetë një detyrë e lehtë për të gjithë ne, kjo do të jetë një sfidë gjithashtu edhe për të ardhmen, ka deklaruar në mes tjerash raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes për arbresh.info.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …