IHK: Mot me vranësira të shoqëruara me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht i vranët dhe të paqëndrueshëm. “Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …