IHK parasheh rënie të theksuar të temperaturës dhe reshje të borës

Instituti
Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraprarë që duke filluar nga nesër do të ketë
rënie të theksuar të temperaturës dhe reshje të borës. Instituti
Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e
masave të ftohta të ajrit me origjinë Siberiane. Kjo do tçë bëjë që gjatë
pasdites vranësirat do të marrin zhvillim të hovshëm dhe fillimisht do të
fillojnë të shoqërohen me reshje shiu e më pas gjatë natës do të ketë ulje të
dukshme të temperaturave dhe reshjet e shiut do të shndërrohen në borë. Sipas
parashikimeve numerike, sinoptike dhe atyre radarike, reshjet e bores do të
vazhdojnë gjatë vikendit dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së
hënë. Nga dita e hënë e deri të premten IHMK thotë se temperaturat minimale do
të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga
veriu dhe verilindja herë-herë me vrull me shpejtësi mbi 18m/s.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …