IKD: 54 pika të rendit të ditës të vitit 2022 në mungesë të kuorumit dhe dështimit seancave nuk u votuan nga Kuvendi

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për media, ka  zbuluar se Kuvendi i Kosovës filloi sesionin pranveror në vitin 2023 pa diskutuar në Kryesinë e Kuvendit mbi Programin e Punës për sesion dhe pa e miratuar atë në seancë plenare si dhe nuk miratoi kalendarin e punimeve një mujore, ashtu siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit. Sipas IKD-së sesioni pranveror u karakterizua nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit në seancat parlamentare. Rrjedhimisht, puna e kuvendit të Kosovës u përcjell me seanca të papërfunduara dhe me vazhdime të shumta të seancave. Nga totali i seancave të rregullta, 41% e tyre u përcollën me më së paku dy vazhdime dhe më së shumti me katër vazhdime. Këto vazhdime të seancave morën epilog final vetëm dy ditë para përfundimit të sesionit pranveror, 27 korrik 2023. Në këtë situatë, pas krijimit të rrëmujës dhe përplasjeve fizike ndërmjet kabinetit qeveritar me disa deputetë të opozitës, Kryetari i Kuvendit ka thirrur brenda sallës policinë dhe ka vazhduar të mbajë seancë plenare, përkundër se në këto situata, Rregullorja e Kuvendit kërkon pezullimin dhe vazhdimin e seancës në një ditë tjetër. (Komunikata e plotë në Analiza)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …