leoni

IKD: Kryekuvendari, nuk i tërhoqi vërejtje publikisht kabinetit qeveritar për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit e deputetëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për medie, ka konstatuar se ministrat e Qeverisë Kurti  kanë vazhduar të injorojnë Kuvendin gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ata kanë munguar gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare. Këtu prijnë Zv. Kryeministrja Donika Gërvalla-Schëarz, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Mjedisit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Krahas kësaj shkeljeje, edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca  ka vazhduar të mos e zbatojë Rregulloren e Kuvendit sa i përket dhënies së vërejtjeve ndaj anëtarëve të Qeverisë dhe Kryeministrit kur ata mungojnë dhe nuk e njoftojnë Kryetarin për mungesën e tyre gjatë parashtrimit të pyetjeve nga deputetët. Në asnjë nga seancat plenare, siç kërkohet me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ka tërhequr vërejtje publikisht, për kabinetin qeveritar për qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit dhe deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …