Ikonën e zhdukur ukrainase, të cilën kërkon ta gjejë Interpoli, Milorad Dodik ia kishte dhuruar ministrit rus, Llavrov

Ikonën e zhdukur ukrainase, të cilën kërkon ta gjejë Interpoli, Milorad Dodik ia kishte dhuruar ministrit rus, Llavrov

Ikona e vjetër 300-vjeçare, të cilën, kryesuese serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ditë më parë ia dhuroi  Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov do të kthehet, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë e Jashtme. “Ikona do t’i kthehet dhuruesit në mënyrë që të sqarohet më tej historia e saj, meqë ajo kërkohet  përmes Interpolit”. Gjatë vizitës së tij në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë javë, Dodik i dhuroi ministri rus, Lavrov, një ikonë 300-vjeçare, e cila ka origjinë nga qyteti Lugansk, në Ukrainë. Në pjesën e pasme të ikonës është një vulë me mbishkrimin: “BRSS. Komiteti Popullor për Edukimin. Ukrnauka. Komisioni Rajonal i Odesës ”. Dhurata e tillë e Dodikut shkaktoi një skandal diplomatik që tërhoqi vëmendjen e shumë mediave botërore. Pasi u dha lajmi, Ambasada e Ukrainës në Bosnje e Hercegovinë kërkoi nga  Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti të shpjegojë origjinën e ikonës, duke deklaruar se ajo i përket trashëgimisë kulturore të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …