Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit. Sipas këtij insitucioni, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të vaksinimit. “Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile”, thuhet në njoftim. IKSHP, bën të ditur se, Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar planet për sigurimin e vaksinave dhe materialin tjetër të hartuar dhe implementuar nga ky Institut. Gjithashtu bëhet e ditur se të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …