leoni

Klinika Infektive

IKSHP ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë të infektuar, ndërsa janë shënuar 181 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë të infektuar,  ndërkohë që janë shënuar 181 raste të reja. numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 303, sidomops gjatë javës së fundit, derisa i të prekurve me virus ka arritur në  9 mijë 869. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 mostra, ndërkohë janë shëruar 125 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 5.480. Raste aktive mbeten 3.961.Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87, Prizren 13, Besianë 12, Gjilan 11, Lipjan 9, Drenas 8, Viti 8, Fushë-Kosovë 7, Kastriot 6,  Ferizaj 3, Rahovec 3, Therandë 3, shtime  2 dhe me nga një rast në komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe në Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …