Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një njoftim sa i përket masave të reja të ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë. IKSHP ka thënë se masat në fjalë janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, andaj si të tilla duhet të respektohen, shkruan lajmi.net. IKSHP ka kërkuar nga qytetarët që edhe kur të dalin në orarin e lirë të lëvizjes, të kenë kujdes me praktikimin e masave të parapara parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë distancën sociale dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse.
