IKSHPK

IKSHPK: 31 raste të reja me virus, 95 të shëruar dhe asnjë i vdekur nga virusi korona

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar Raportin për gjendjen shëndetësore në vendin tonë nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Në raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 12 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ndërsa janë shëruar 95 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 mijë e 374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 631.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …