720 raste të reja u konfirmuan dje nga IKSHPK, si të prekur me COVID-19. Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 11 persona, duke quar kështu numrin e viktimave në 860. Janë 12 mijë e 8 raste aktive me koronavirus, kurse numri total i rasteve pozitive deri më sot ka arritur në 31 mijë e 215. Por në Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike është duke u punuar vazhdimisht për këto rezultate që ne i marrim çdo ditë. Me një fotografi nga puna që po bëhet atje, të njëjtit kanë porositur qytetarët që të mbajnë maskat dhe të mbrojnë të afërmit. Të njëjtit kanë ripërsëritur se virusi është gjithandej.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …