IKSHPK apelon sërish qytetarët e Kosovës që të mos dalin masovikisht as gjatë orëve të lira të lëvizjes

IKSHPK apelon sërish qytetarët e Kosovës që të mos dalin masovikisht as gjatë orëve të lira të lëvizjes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të dhëna dhe të mos dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes, sepse sipas tyre po rrezikohen ata dhe familjet e tyre. Sipas njoftimit për media, IKSHPK thotë se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. “Qytetarë! Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem! Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër nuk keni! Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …