Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 489 raste të testuar, 118 janë dal pozitiv, 157 janë shëruar dhe pesë pacient kanë vdekur. Numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 735 raste nga 31 mijë e 56 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 632 raste. “Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …