Intituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 353 raste të reja, 5 vdekje dhe 79 të shëruar. Në njoftim m gjithashtu njoftohet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 55 mijë e 851 raste nga 208 mijë 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 410 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 172.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …