Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për të parandaluar aksidentet e shumta që po shkaktojnë vdekje të shumta anekënd Kosovës. Ky institut ka tërhequr vërejtjen se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit, nga aksidentet në trafik kanë vdekur 40 persona dhe shumë më shumë kanë pësuar lëndime. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar përpilimin e një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës. Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura. Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor të vozitësve që kanë bërë shkelje të rënda të njëpasnjëshme, inspektimi rigoroz i auto shkollave dhe kritereve për marrjen e patentë-shoferëve, largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve si dhe masa të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …