Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndryshuar publikimi i rasteve të reja me Covid-19. Siç thuhet në njoftim publikimi nga nesër do të bëhet në orën 15:00 qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …