Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë evidentuar edhe 81 raste të reja të infektuara me virusin korona ndërsa një i infektuar nga ky virus, ka humbur jetën. Po ashtu njoftohet se gjatë kësaj peiudhe kohore janë shëruar 403 të infektuar. numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221 mijë e 22 persona ndërsa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 58.
