Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në Kosovë nuk është evidentuar asnjë pacient të infektuar me korona virus. Në njoftim thuhet se në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientët, në virusin SARS CoV-2 dhe të gjithë kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2. Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …