Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se deri më tani, numri i të infektuarve me virusin KOVID-19 ka arritur në 250. Prej tyre, 52 janë shëruar ndërsa 7 kanë vdekur. Të vdekurit kanë pasur probleme shëndetësore edhe para se të infektohen me këtë virus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton gjithashtu se dje, janë konfirmuar edhe 23 raste me koronavirus në vendin tonë. Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i zvogëlojnë në maksimum kontaktet fizike me personat tjerë pasi ky virus shpërndahet shumë shpejt nga njëri person tek tjetri.
