Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur dhe janë regjistruar 321 raste të reja me coronavirus në Kosovë. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 62 mijë e 9 raste nga 247 mijë e 484 të dyshimtë në virusin korona dhe 1 mijë e 520 raste të vdekjeve prej fillimit të pandemisë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera të rënda. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 768 raste. Numri i rasteve aktive është 6 mijë e 721 të evidentuar si të infektuar.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …