IKSHPK

IKSHPK raporton për 49 raste të reja me virusin korona të konfirmuar sot dhe 346 pacientë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive dhe  tri humbje jete nga pasojat e infektimit me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë, 15 muaj më parë  është 106 mijë e 538 raste nga 557 mijë e 859 të dyshimtë me  virus. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë humbur jetën  2 mijë e 213 të infektuar të cilët në të shumtën e rasteve kanë pasur edhe sëmundje të tjera të rënda dhe kryesisht janë persona të  moshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98 mijë e 223 kurse numri i rasteve aktive  në dy tre muajt e fundit nga mbi 14 mijë,  ka zbritur në 6 mijë e 102.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …