Covid

IKSHPK: Sot është regjistruar shifra më e lart e të infektuarve me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot është regjistruar shifra më e lart e të infektuarve me koronavirus. Nga 1 mijë e 750 raste të analizuara, pozitiv kanë dal 514 persona. Ndërkohë që janë raportuar tri viktima duke bërë që numri i tyre të arrij në 681. Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej marsit e deri më 31 tetor janë regjistruar 19,842 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, prej tyre, 15 mijë e 520 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3 mijë e 641. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00. Ministria ka lënë të hapur mundësinë e marrjes së masave tjera shtrënguese varësisht nga situata epidemiologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …