Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë thirrje për respektim të masave anti-kovid sepse numri i rasteve aktive gati ka arritur në 12 mijë. Ky institut përkujton se nga fillimi i pandemisë e deri më sot pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 81 mijë e 392 persona, ndërkaq nga ta të shëruar deri tani janë 67 mijë e 731 persona kurse të vdekur janë 1 mijë 752 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohen me përpikëri masat anti-kovid: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …