Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për mosrelaksim dhe qëndrim në shtëpi, pasi thotë se në Kosovë, pavarësisht se ka rënë numri i të infektuarve, vazhdon të ketë rrezik të përhapjes së koronavirusit. “Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!… Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë! Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …