IKSHPK: Virusi gjendet akoma në mesin tonë, duhet kujdes shumë i madh deri në shuarjen e plotë të tij

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe një apel tek qytetarët e Kosovës për respektimin e masave kundër koronavirusit. IKSHP me anë të një komunikate për media ka thënë se lehtësimi i masave është bërë për ta rritur përgjegjshmërinë, mirëpo se të njëjtat duhet respektuar. Sipas IKSHP-së, virusi gjendet akoma në mesin tonë, andaj edhe duhet kujdes shumë i madh deri në shuarjen e plotë të COVID-19. “Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike”, ka thënë IKSHP.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …