Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze këshillat kundër përhapjes së mëtejme të pandemisë. “Maskat janë të obliguara kudo. Mbani distancën. Virusi është gjithandej. Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë. Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Ruani veten dhe të afërmit tuaj. Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj”, thuhet ne apelin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës drejtuar qytetarëve.
